Konkurs - për zgjedhje/rizgjedhje të mësimdhënësve

Në bazë të Ligjit nr.04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës nenit 26, Statutit të BPrAL AAB, dhe Rregullores për zgjedhje në tituj akademik, Senati i BPrAL AAB shpall:


KONKURS


Për zgjedhje/rizgjedhje të mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore

I.
Dekanati i Fakultetit Ekonomik, Juridik, Kulturës Fizike, Gjuhës Angleze, Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, Shkencave Sociale, Shkencave Kompjuterike-Inxhinierisë Sofuerike dhe i Arteve Aplikative.

Fton të gjithë mësimdhënësit e rregullt që të konkurojnë për:

Zgjedhje dhe rizgjedhje të mësimdhënësve të rregullt në titujt akademik: Profesor i asocuar, Profesor asistent, Ligjerues dhe Asistent.

II.
Kriteret për titullin akademik “Profesor i asocuar” janë si vijon:
• të ketë arritur gradën e doktorit të shkencës ose ekuivalent me të;
• Të ketë sfond të sukseshëm të publikimit në revista me recension ndërkombëtar;
• Të dëshmojë një fond të sukseshëm të mësimdhënies, hulumtimit dhe të praktikës profesionale apo artistike;
• Të ketë numër të zgjedhur të monografive dhe publikimeve të shqyrtuara në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike;
• Të ketë së paku tri (3) punime kryesore të publikuara dhe të shqyrtuara në revista ndërkombëtare;
• Të ketë qenë pjesëmarrës aktiv në konferenca të ndryshme ndërkombëtare;
• Të ketë përvojë afatgjate në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme;
• Të ketë qënë mbikqyrës i temave pasdiplomike dhe të doktoratës;
• Të njoh gjuhën angleze në nivel akademik.

Kriteret për titullin akademik “Profesor Asistent” janë si vijon:
• Të ketë arritur gradën e doktorit të shkencës ose ekuivalent me të;
• Të kenë sfond të sukseshëm të publikimit në revista me recension ndërkombëtar;
• Të dëshmojë një fond të sukseshëm të mësimdhënies, hulumtimit dhe të praktikës profesionale apo artistike;
• Të ketë numër të zgjedhur të monografive dhe publikimeve të shqyrtuara në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike;
• Të ketë së paku një punim kryesor të publikuar dhe të shqyrtuar në revista ndërkombëtare;
• Të njoh gjuhën angleze në nivel akademik.

Kriteret për titullin akademik “Ligjerues” janë si vijon:
• Të ketë përfunduar me sukses studimet pasdiplomike, master ose ekivalent me të;
• Të jetë i regjistruar në studimet e doktoratës;
• Të tregojë aftësi pedagogjike dhe për mësimdhënie;
• Të njoh gjuhën angleze;

Kriteret për titullin akademik “Asistent” janë si vijon:
• Të ketë përfunduar me sukses studimet pasdiplomike, master ose ekivalent me të;
• Të tregojë aftësi pedagogjike dhe për mësimdhënie;
• Të njoh gjuhën angleze;

III.
Dokumentacioni i nevojshëm:
• CV
• Diplomat që vërtetojnë kualifikimin;
• Vendimi i thirrjes akademike paraprake;
• Publikimet me recension nderkombëtar;
• Dëshmitë për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare;
• Dëshmitë për punën hulumtuese;
• Dhe dokumente tjera të nevojshme për titullin akademik që aplikon.

IV.
Informacionet për lëndët për të cilat mund të aplikojnë, mund t’i marrin në dekanat
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në dekanatin e fakultetit në të cilin punon, tek prodekanët, apo tek dekanët në rastet kur mungon prodekani.
Për informata shtesë mund të drejtoheni tek Dekani i Fakultetit në të cilin punoni.
Konkursi mbetet i hapur prej datës 27.11.2012 deri 11.12.2012.