Mundësi Punësimi Sezonal të studentëve në Gjermani

Të nderuar studentë,

Programi për punësim sezonal të studentëve nga Kosova së shpejti do të fillojë me procedurat e aplikimit për të interesuarit.

Studentët aktivë të moshës nga 18 deri 35 vjec, me njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane kanë mundësi të përfitojnë të ardhurat e tyre përmes punësimit sezonal deri në tre muaj te punëdhënës dhe kompani të ndryshme në Gjermani.

Takimi informues do të mbahet të martën më 27 nëntor 2012, në orën 14.oo në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës.

Të gjithë të interesuarit mund të ndjekin këtë takim informative, ndërkohë që Universiteti AAB do t’ i  mbështesë të gjithë studentët e vet që janë të interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi përmes shërbimeve të nevojshme administrative.