Në AAB sot filloi viti i ri akademik 2012/2013

Institucioni i Arsimit Universitar AAB, sot filloi vitin e ri akademik 2012/2013. Mijëra studentë që studiojnë në këtë Institucion Universitar që nga sot do të vijojnë ligjëratat në katër objektet ultra moderne që gjenden në Kampusin e Prishtinës si dhe në objektet e sapo inauguruara në degën e Ferizajt dhe Gjakovës.

Studentët e regjistruar për herë të parë në këtë vit akademik, u pritën nga dekanët e fakulteteve përkatëse dhe stafi menaxhues i AAB-së.

Me këtë rast atyre iu dëshirua sukses në vitin e ri akademik 2012/2013 dhe iu shpërndanë oraret e zhvillimit të ligjëratave. Ata gjithashtu  u informuan se viti i parë i studimeve do të fillojë me zhvillimin e ligjëratave nga 09 tetori 2012, ndërkohë që të gjitha programet e tjera studimore në vitin e dytë dhe të tretë do t’ i  fillojnë mësimet që nga dita e nesërme (02 tetor 2012).