Njoftim – Kurse shtesë nga lënda “Matematika për Ekonomiks dhe Biznes”

Njoftohen studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik, se Dekanati i këtij fakulteti do të organizojë kurse shtesë nga lënda “Matematika për Ekonomiks dhe Biznes”. Kursi do të organizohet nga dy orë në javë për studentët me vijim të rregullt të studimeve si dhe 2 orë për studentët pa shkëputje nga puna (në këto dy orë inkurajohen të vijnë edhe studentët me vijim të shtunave).

 

Të gjithë studentët që nuk e kanë kaluar provimin nga lënda “Matematika për Ekonomiks dhe Biznes” ftohen të vijojnë këto kurse shtesë.


Mbajtja e orëve të kursit do të fillojë nga java e ardhshme përkatësisht nga data 17 Mars, 2010.


Orari për vijim të kursit do të jetë si më poshtë:


  • E mërkurë nga ora 19:00 – 20:30, Objekti i tretë, amf.3
  • E enjte nga ora 13:00 – 14:45, Objekti i dytë, amf.2

Mbajtja e kursit është organizuar me qëllim të përgatitjes së studentëve për provimin e afatit të prillit, prandaj edhe kursi do të mbahet deri në mes të muajit prill.

 

Dekanati i Fakultetit Ekonomik ju dëshiron suksese gjatë vijimit të këtij kursi.