Kampusi i Gjakovës

Dega e Universitetit AAB në Gjakovë është themeluar në vitin 2010. Në këtë kampus operojnë tri fakultete:

Fakulteti Ekonomik
Fakulteti Juridik dhe
Fakulteti i Shkencave Sociale

Interesimi shumë i madh i gjakovarëve dhe i studentëve nga komunat përreth ka nxitur Universitetin AAB të ndërtojë objektin e ri të kampusit në një nga zonat më të pëlqyera të Gjakovës.
Viti akademik 2012/13 do të fillojë në objektin e ri, dhe për gjakovarët do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se Universiteti AAB edhe në Kampusin e Gjakovës, ofron të gjitha shërbimet identike si në kampusin qendror në Prishtinë.
E veçanta e studimeve në cilëndo nga degët e Universitetit AAB është edhe mundësia e mobilitetit të studimeve. Studenti pavarësisht në cilin nga kampuset regjistrohet mund të lëvizë nga kampusi në tjetrin në të njëjtin program të studimeve.