Shërbimi i studentëve
Që në hapin tënd të parë në AAB, ti si student i ri do të kesh nevojë për informacionet themelore për aplikimin, regjistrimin, procesin mësimor e për procedurat e tjera për statusin tënd si student. Për këtë gjithmonë përkujdeset Shërbimi i Studentëve.
Të vendosur në katin e parë të ndërtesës universitare, asistentët administrativë për secilin fakultet veç e veç, gjithnjë janë të gatshëm të të dalin në ndihmë për çdo kërkesë apo pyetje për të cilën do të kesh nevojë për sqarime.
Shërbimi i studentëve është në dispozicionin tuaj nga e hëna deri të shtunën në orar të plotë edhe atë duke filluar në orën 08.30 në mëngjes dhe deri në orën 20.00 të mbrëmjes.
Shërbimet administrative të cilat i kryen Shërbimi i Studentëve:
- Provimet pranuese
- Regjistrimi i semestrit
- Oraret e mësimit, të kolokuiumeve dhe të provimeve
- Paraqitja e provimeve
- Vërtetimet për studime
- Certifikatat për provimet e dhëna
- Parashtrimi i kërkesave për bartjen e provimeve në raste transferimi
- Shpall rezultatet e provimeve
- Organizon konsultimet me profesorë
- Njoftimet e ndryshme për aktivitetet ne Universitet, etj.
