Programet
PROGRAMI: KOMUNIKIM MASIV - GAZETARI
Programi Komunikim Masiv dhe Gazetari është një program i gjerë studimor që përfshin fusha nga komunikimi masiv, komunikimi politik, mediat, marrëdhëniet publike etj.
Stafi pedagogjik me përvojë akademike dhe praktike në universitete dhe në media prestigjioze; marrëveshjet e bashkëpunimit me media prestigjioze të vendit dhe jashtë si dhe investimet e brendshme në universitet që ka bërë të funksionojnë televizioni, agjencia e lajmeve, gazeta, revista, radio etj., e bëjnë këtë program studimor unikat në Kosovë. Kjo u mundëson studentëve që përpos të ndjekin praktikën në mediat kryesore të vendit, ata gjatë gjithë kohës, krahas ligjëratave, të bëjnë edhe punë praktike brenda kampusit universitar ku janë të vendosura mediat e këtij universiteti.
Pas përfundimit të studimeve në drejtimin e Gazetarisë, mund të angazhohen në këto profile:
Redaktor i informacionit;
Gazetar i mediave në rubrikën e politikës;
Specialist i marrëdhënieve me publikun në organizatat politike; zyrtar për informim në parti;
Këshilltar mediatik, zëdhënës në organizatat politike;
Menaxher, specialist, zyrtar i marrëdhënieve me publikun, në institucione qendrore, lokale dhe institucionet e huaja në Kosovë;
Menaxher, specialist i marrëdhënieve me publikun në biznese private;
Gazetar hulumtues; gazetar i lirë;
Moderator i emisioneve politike në mediat audiovizive;
Gazetar në rubrikat e ekonomisë;
Gazetar i mediave ekonomike;
Specialist për marrëdhëniet me publikun dhe mediat në institucione financiare dhe ekonomike;
Reporter i biznesit dhe financave;
Zëdhënës, zyrtar për informim në ndërmarrjet financiare dhe ekonomike;
Moderator emisionesh financiare dhe ekonomike në mediat audiovizive;
Video-gazetar;
Administrator i reklamës në media;
Gazetar në rubrikat e kulturës;
Asistent i marrëdhënieve me shtypin i agjencive socialkulturore;
Zëdhënës i agjencive socialkulturore;
Asistent moderator i emisioneve sociokulturore në mediat audiovizive;
Reporter në mediat e shkruara (kronika e zesë, gjyqësori, sporti, etj);
Korrespondent lokal i shtypit të shkruar, mediave audiovizive, agjencive të lajmeve;
Redaktor lajmesh radiofonike;
Gazetar, reporter i mediave radiofonike;
Gazetar i gazetarisë qytetare të mediave audiovizive;
Korrespondent i gazetarisë radiofonike;
Asistent i reklamës;
Reporter terreni i televizionit;
Ekspert i marrëdhënieve me mediat;
Analist i komunikimit masiv;
Gazetar i fotolajmit; fotoreporter;
Editor i mediave sociale dhe on-line;
Koordinator dhe menaxhues i mediave sociale;
Editor i mediave dixhitale;
Moderator i evenimenteve socio-kulturore;
Specialist i marketingut online;
Korrespondent i mediave të huaja nga Kosova;
Gazetar në agjencitë e lajmeve;
Moderator i marrëdhënieve ndërkulturore;
Gazetar- reporter nga institucionet ndërkombëtare për mediat e Kosovës;
Reporter i lajmit të jashtëm;
Asistent i marketingut dhe reklamës në media;
Specialist i fushatave të marketingut dhe reklamës;
Konsulent në marrëdhënie publike, ekspert i fushatave elektorale; etj.
PROGRAMI: PRODUKSION
Programi për Produksion është një nga ofertat më ekskluzive në Universitetin AAB, duke qenë program krejt unik jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. I mbështetur në kurrikulat e universiteteve më prestigjioze dhe me një staf akademik të kualifikuar e me rezultate konkrete të cilët janë laureatë të shpërblimeve prestigjioze vendore e ndërkombëtare nga fusha e produksionit, programi i Produksionit është një tundim dhe sfidë serioze për të rinj ambiciozë që janë të dhënë pas teknologjisë informative dhe mediale.
Pajisjet moderne që posedon Fakulteti i Komunikimit Masiv, si: studio televizive, studio montazhi televiziv, radiomontazhi, salla e produksionit, dhjetëra tv-kamera; televizion, radio etj., e që janë në shërbim të studentëve, bën që studentët përditë të jenë në kontakt direkt me materien që studiojnë. Ndërsa, marrëveshjet me mediat më prestigjioze vendore e ndërkombëtare sigurojnë që secili student gjatë studimeve të kryejë pjesën praktike në ndonjë nga mediat elektronike.
Pas përfundimit të studimeve në drejtimin e Produksionit, mund të angazhohen në këto profile:
Producent në programet televizive;
Producent në programet radiofonike;
Producent në produksionet mediale;
Producent filmi;
Kameraman;
Montazhier;
Ndriçues;
Operator në radio;
Dizajner i mediave të reja;
Menaxher i përmbajtjes on line;
Menaxhues i produksioneve multimediale;
Koordinator i rrjeteve sociale;
Administrator i mediave on line;
Asistent administrator në mediat e shkruara dhe ato audiovizive
Teknik komunikimi në agjencitë sociale
Producent i reklamës në mediat e transmetimit radioteleviziv;
Drejtor prodhimi në agjencinë e reklamës
