Për fakultetin
Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë është fakulteti me traditën më të gjatë në Universitetin AAB. Në kuadër të këtij fakulteti funksionojnë dy programe bachelor, Komunikim Masiv e Gazetari dhe programi i Produksionit, si dhe një program master në Komunikim Masiv.
Ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore dhe akademike, brenda dhe jashtë Kosovës. Gati 90 për qind e të diplomuarve në këtë fakultet janë të punësuar. Shumica prej tyre janë drejtorë mediash të ndryshme, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, zëdhënës institucionesh e partish politike, zyrtarë për informim etj., ose kanë punuar në mediat më të njohura në vend dhe jashtë, si në Zëri i Amerikës, RTK, KTV, RTV21, Top Channel, Radio Dukagjini etj., si dhe në gazetat dhe agjencitë më të njohura në vend. Gjithashtu, një pjesë e studentëve që kanë kryer masterin po zhvillojnë karrierë të suksesshme në diplomaci.
Fakulteti ka marrëveshje me disa universitete për shkëmbim përvojash e punësh të përbashkëta kërkimore, shkëmbim kuadrosh dhe studentësh.
