Kulturë Fizike
Programi për Kulturë Fizike dhe Sport në Fakultetin e Kulturës Fizike
dhe Sportit në kuadër të Institucionit të Arsimit Universitar AAB ka
vënë bazat e një tradite të mirëfilltë në edukimin e brezave të rinj në
fushën e Kulturës Fizike dhe Sportive. Këtë vit akademik ky fakultet
pret gjeneratën e dytë të diplomantëve të cilët me zell e përkushtim
janë pajisur me dijet e nevojshme në këtë fushë dhe janë të gatshëm që
me dijet dhe shkathtësitë e fituara të japin kontributin e tyre për
shoqërinë kosovare.
Ky program studimesh vazhdon që në gjirin e vet të rekrutojë të rinj e
të reja, sportistë e sportiste të njohura të cilat me entuziazëm dhe
shumë sukses i avancojnë shkathtësitë e tyre sportive edhe më tej dhe i
pasurojnë me dije të nevojshme teorike në, mënyrë që të arrijnë
kualifikimet e njohura ndërkombëtarisht si trajnerë dhe mësimdhënës të
kulturës fizike.
Fakulteti posedon një infrastrukturë supermoderne me sallën sportive me
dimensione për të gjitha lojërat, sallën speciale për gjimnastikë
sportive dhe gjimnastikë ritmike, sallën e fitnesit të pajisur me mjetet
e teknologjisë më të përparuar. Gjithashtu fakulteti posedon edhe me
hapësirën e mjaftueshme të qendrës sportive ku përveç terreneve të
hapura për të gjitha lojërat sportive, shtigjeve të atletikës posedon
edhe pishinën moderne me dimensione olimpike.
