Shkenca Kompjuterike
Sistemet Softuerike janë shtyllat e bizneseve moderne. Këto sisteme
janë komplekse dhe zhvillimi i tyre kërkon një kompetencë të madhe. Duke
studiuar Shkencat Kompjuterike në Institucionin e Arsimit Universitar
AAB, studentët do të mbledhin njohuri konkrete të nevojshme për të
dizajnuar, menaxhuar dhe për të zhvilluar me sukses çdo projekt kompleks
softuerik. Kjo do të arrihet përmes aplikimit të metodave të avancuara
në mësim dhe ndërlidhjes së fuqishme të teorisë me problemet praktike.
