Komunikim Masiv
Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë është
fakulteti me traditën më të gjatë në Universitetin AAB. Në kuadër të
këtij fakulteti funksionojnë dy programe bachelor, Komunikim Masiv e
Gazetari dhe programi i Produksionit, si dhe një program master në
Komunikim Masiv.
Ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore dhe
akademike, brenda dhe jashtë Kosovës. Gati 90 për qind e të diplomuarve
në këtë fakultet janë të punësuar. Shumica prej tyre janë drejtorë
mediash të ndryshme, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, zëdhënës
institucionesh e partish politike, zyrtarë për informim etj., ose kanë
punuar në mediat më të njohura në vend dhe jashtë, si në Zëri i
Amerikës, RTK, KTV, RTV21, Top Channel, Radio Dukagjini etj.,
si dhe në gazetat dhe agjencitë më të njohura në vend. Gjithashtu, një
pjesë e studentëve që kanë kryer masterin po zhvillojnë karrierë të
suksesshme në diplomaci.
Fakulteti ka marrëveshje me disa universitete për shkëmbim përvojash e
punësh të përbashkëta kërkimore, shkëmbim kuadrosh dhe studentësh.
