Ekonomik
Fakulteti Ekonomik, si njëri ndër Fakultetet më të mira jo vetëm në
Kosovë por edhe në rajon, në AAB, ka qëllim primar që përmes programeve
të veta studimore ti zhvillojë te studentët shkathtësitë, që do ta
ndërlidhin ekonomiksin, biznesin, menaxhmentin dhe teknologjinë
informative si disiplina kryesore që ndërveprojnë në ekonominë globale
dhe që luajnë një rol kyç në krijimin e aftësive esenciale për bizneset
dhe organizatat e tjera.
Përparësia jonë është mësimdhënia cilësore dhe hulumtimi që bëhen të
mundura vetëm përmes zbatimit të një raporti efektiv mësimdhënës -
student, qasje në teknologjinë e re dhe në resurset on-line, si dhe
përkrahjes për studentin. Programet tona synojnë jo vetëm ti riparojnë
mangësitë e trashëguara nga sistemi i arsimit fillor dhe atij të mesëm,
por po ashtu, ti përgatisin studentët për një treg global e konkurrues.
Komponenti hulumtues dhe përkushtimi për të garantuar cilësinë e
programeve tona arsimore paraqet një përparësi konkurruese për
Insticuionin e Arsimit Universitar AAB.
Studentët do të përcjellin module të veçanta dhe do të përgatiten me
shkathtësi teorike dhe praktike me një fleksibilitet që stimulon
aftësitë kreative të tyre. Aktualisht në AAB funksionojnë këto programe
të Fakultetit Ekonomik:
Bachelor
Banka, Financa dhe Kontabilitet
Menaxhment dhe Informatikë
Marketing dhe Administrim Biznesi
