LLM Juridik - Civil
Pas mbarimit të programit pasuniversitar Civilo Juridik, studentët do të
pajisen me njohuri dhe do ti kuptojnë të gjitha sferat e së drejtës
civile, siç janë: e drejta civile materiale, e drejta sendore, procedura
civile, e drejta detyrimore, e drejta familjare dhe e drejta
trashëgimore, e drejta private evropiane, e drejta e pronësisë
industriale, e drejta tregtare, e drejta fiskale, etj. Gjithashtu I
diplomuari nw kwtw program do tw kuptojw rregullat qenësore, relevante
për fushat kyçe të së drejtës civile, perspektivat teorike dhe debatet
akademike, të cilat në mënyrë qenësore i vënë në dukje fushat juridike,
aspektet kyçe, problemet politike dhe parimet e ndërlidhura me
funksionimin e institucioneve të shtetit në lidhje me të drejtën
private.
Ky program do tu mundësojë studentëve kualifikime të vlefshme
pasuniversitare, sidomos atyre që kanë për qëllim të marrin rolin
udhëheqës në procesin e reformave në gjyqësi, përgatitjen e ligjeve dhe
dhënien e shërbimeve qytetarëve në sferën e së drejtës civile dhe së
drejtës sendore.
Kohëzgjatja e studimeve: 1 vit akademik / 2 semestra
Kreditë e fituara: 60 ECTS
Grada e fituar: LLM Civilo-Juridik
