Volejboll: Universiteti AAB – Drita, 3 - 2

Në praninë e rreth 300 shikuesve në Palestrën Sportive të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, është zhvilluar ndeshja e superligës të Kosovës në volejboll në mes të ekipeve femra të Universitetit AAB dhe ekipit gjilanas Drita.

Pjesa e parë e lojës u takoi vajzave të Universitetit AAB me rezultat 27 me 25. Në pjesën e dytë me shumë kthesa dhe tensione arriti të shtojë pikët ekipi gjilanas Drita, me rezultat 32 me 30. Në dy setet e tjera përsëri pati kthesa në lojë me rezultate 25 me 16 për Universitetin AAB dhe 25 me 21 për ekipin Drita, duke shënuar në këtë mënyrë fitoren vendimtare vashat e Universitetit AAB, me rezultat 3 me 2.

Ishte një derbi i vërtetë duke pasur parasysh faktin që këto dy ekipe në çdo lojë kanë rivalitet të theksuar dhe tensione loje.

Ekipet u paraqitën në këtë përbërje:

Universiteti AAB-Prishtina: 
L.Mataj, A.Ejupi, A.Kikaj, SH.Gashi, Sh.Kqiku, H.Rama, A.Sadiku, A.Rusinovci, M.Dukova, M.Ivanovska, L.Simnica, S.Grajqevci
Trajner – N.Krasniqi.

Drita-Gjilan:
V.Hasani, F.Hasani, M.Brestovci, F.Brestovci, V.Berisha, Sh.Musliu, M.Shkodra, G.Neli, M.Maksuti
Trajner – L.Iliazi