U prezantuan rezultatet e projektit kërkimor Shkurorëzimet në Kosovë gjatë periudhës 2000 2008
Qendra për Studime Juridike, Kriminalistike dhe të Sigurisë e Universitetit AAB, prezantoi rezultatet e projektit kërkimor Shkurorëzimet në Kosovë gjatë periudhës 2000 2008.
Ky është projekti i parë i realizuar nga kjo Qendër.
Para prezantimit të rezultateve, Vesel Latifi, Drejtues i Qendrës për Studime Juridike, Kriminalistike dhe të Sigurisë tha se projekti i realizuar përmban në vete statistikën e shkurorëzimeve në periudhën e pasluftës në Kosovë dhe gjithashtu theksoi pikat kyçe të këtij projekti.
Hamdi Podvorica në vazhdim tha se qëllimi i realizimit të këtij projekti është që ne para vetes t i kemi të dhënat statistikore të nxjerrura nga lëndët e konsultuara në të gjitha Gjykatat e Qarkut në Kosovë dhe përmes tyre të nxjerrim numrin e shkurorëzimeve në raport me numrin e lidhjeve të martesave dhe nga këto të dhëna të dalim edhe tek faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e numrit të shkurorëzimeve.
Në përfundim Valbon Mulaj prezantoi rezultatet e projektit dhe me disa konkluzione drejtuar institucioneve përkatëse e përmbylli prezantimin.
