U prezantuan rezultatet e projektit kërkimor 'Ndikimi i Produktit - Ofertës së Universitetit AAB , përkatësisht i Fakultetit Ekonomik në kërkesën e tregut të punës në Kosovë'

Qendra për Zhvillim dhe Prognoza Ekonomike e Universitetit AAB, prezantoi rezultatet e Projektit Hulumtues “Ndikimi i Produktit  - Ofertës së Universitetit AAB, përkatësisht i Fakultetit Ekonomik në kërkesën e tregut të punës në Kosovë”, që është projekti i parë i realizuar nga kjo qendër.

Para prezantimit të rezultateve Avni Mazrreku, Koordinator i Qendrave Hulumtuese në Universitetin AAB, tha se në kuadër të Universitetit AAB janë themeluar 6 Qendra hulumtuese, e njëra ndër to është Qendra për Zhvillim dhe Prognoza Ekonomike e cila është nga më të suksesshmet.

Drejtuesi i Qendrës për zhvillim dhe Prognoza Ekonomike, Shaip Bytyqi, i cili bëri prezantimin e rezultateve të projektit, tha se qëllimi i projektit ishte që të arrihet deri te informacionet e duhura se si pranohet kapitali human i kualifikuar nga Universiteti AAB si dhe ballafaqimi i tyre me sfidat ekonomike në tranzicionin dhe konkurrencën e tregut.

Shpalosja e rezultateve të arritura nga ky projekt, u pasua me komentet dhe pyetjet e pjesëmarrësve.