Bashkëpunimet ndëruniversitare
Shkëmbimi shkencor e kulturor është i një rëndësie jetike për institucionet që të zhvillojnë aktivitetet e tyre arsimore dhe hulumtuese.
Universiteti AAB-Riinvest si top institucion i arsimit të lartë në Kosovë ka marrëveshje bashkëpunimi me disa universitete në rajon.
Marrëveshja e parë që ka nënshkruar AAB për bashkëpunim ndëruniversitar është me Fakultetin e Shkencave Kriminalistike të Universitetit të Sarajevës.
Kjo marrëveshje që filloi së aplikuari nga viti akademik 2005/2006 parasheh bashkëpunimin e ndërsjellë në këto fusha: për studimet themelore, për studimet pasdiplomike e të doktoraturës, punën hulumtuese - shkencore, shkëmbimin e ligjëruesve e të asistentëve, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore, sportive si dhe këshillime, punësimin e studentëve të diplomuar, dhe forma të tjera bashkëpunimi që janë në interes të përbashkët.
Sipas kësaj Marrëveshje palët janë dakorduar që Fakulteti i shkencave kriminalistike në bazë të planprogramit së bashku me AAB në, të organizojë tërë procesin mësimor, në përputhje me parimet bashkëkohore pedagogjike e mësimore shkencore.
Studentët e diplomuar në AAB gëzojnë të drejtën të marrin diplomën e Fakultetit të Shkencave Kriminalistike të Universitetit të Sarajevës.
Marrëveshja më e fundit e nënshkruar nga Universiteti AAB është ajo me Universitetin e Bremenit të Gjermanisë.
Universiteti i Bremenit, i mbështetur nga Qendra për të Drejtën dhe Politikat Europiane dhe Universiteti AAB, synojnë të nxisin zhvillimin e programeve të ndryshme të bashkëpunimit në fushën e të drejtës dhe politikës europiane.
Marrëveshja e nënshkruar parasheh shkëmbimin e stafit mësimdhënës dhe hulumtues me qëllim të organizimit të seminareve, konferencave, projekteve të përbashkëta të hulumtimit dhe shkëmbimit të përvojave të tjera në fusha me interest ë përbashkët.
Përhapja dhe shkëmbimi i botimeve dhe informacioneve në fusha specifike të studimeve dhe hulumtimeve, gjithashtu janë pjesë e marrëveshjes.
Nga kjo marrëveshja do të përfitojnë studentët, pasi është dakorduar shkëmbimi i tyre per studime dhe hulumtime periodike, ndjekje kursesh, pjesëmarrje në programe profesionale të aftësimit dhe specializimit dhe në aktivitete të tjera mësimore.
