NLB Prishtina shpërndau certifikatat, për studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin AAB Riinvest
Në Unversitetin AAB Riinvest u shpëndanë certifikatat për studentët e Fakultetit Ekonomik të cilët kanë përfunduar punën praktike në NLB Prishtina.
Ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave e hapi rektori i Universitetit AAB Riinvest, Dr.Urosh Lipuscek. Ai shprehu kënaqësinë të jetë në mesin e studentëve që kanë treguar sukses gjatë qëndrimit në NLB Prishtina. Ky është një argument që nesër ju të jeni pjesë kësaj banke dhe
shpresoj se do të ketë vend për të gjithë studentët e suksesshëm shtoi
ai.
Certifikatat u shpërndanë nga Drejtori Gjeneral i NLB Prishtinës, Albert Lumezi, i cili gjithashtu tha fjalë të mira për studentët dhe stafin mësimdhënës të Universitetit AAB Riinvest. Me qëndrimin e studentëve në bankën tonë jemi vërtetuar se stafi mësimdhënës i Universitetit AAB - Riinvest ka përgatitë studentë me një dituri të duhur dhe mendoj se edhe puna praktike në NLB Prishtina ka përmbushur pjesën tjetër të dijes së studentëve tha Lumezi.
Studentët, të kënaqur me vlerësimin pozitiv që morrën nga ana e NLB Prishtinës, falënderuan të dy institucionet për mbështetje dhe kontribut ndaj tyre.
Bashkë me studentët edhe dekanati i Fakultetit Ekonomik në Universitetin AAB Riinvest i cili vazhdimisht është pranë studentëve të saj, shprehu kënaqësinë që një bashkëpunim i tillë me NLB Prishtina të vazhdojë edhe në të ardhmen.
U mbajt debat për procesin e decentralizimit me Pieter Feith dhe Sadri Feratin
Në Universitetin AAB Riinvest qëndruan sot z.Pieter Feith, shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe z.Sadri Ferati, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilët ishin panelistë në debatin e mbajtur në lidhje me procesin e decentralizimit, i organizuar nga Universiteti AAB Riinvest dhe ICO.
Fillimisht e mori fjalën Rektori i Universitetit AAB Riinvest, Dr.Uros Lipuscek i cili falenderoi të ftuarit për ardhjen e tyre. Ai tha se tema për të cilën do të flitet sot është element shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por për të gjitha shtetet demokratike.
z. Feith dhe z. Ferati diskutuan më hollësisht rreh procesit të decentralizimit duke folur për ecurinë dhe rëndësinë e tij. z.Feith tha se decentralizimi është një proces që fokusohet tek qytetarët dhe synon një qeverisje të mirë, shërbime dhe kushte të mira jetese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Procesi i Decentralizimit ka rëndësi të veçantë në ndërtimin e shtetit të Kosovës shtoi z. Feith.
Nga ana tjetër Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka thënë se lufta për territore ka përfunduar. Ai ka ftuar Beogradin dhe strukturat ekstremiste, siç i ka quajtur ai, që mos të tentojnë ta pengojnë këtë proces.
Si çdo herë tjetër, pas përfunditmit të diskutimit të dy të ftuarve, u hap debat rreth temës, me çrast të pranishmit shtruan pyetje për panelistët.
Pas përfudimit të debatit, z. Pieter Feith dhe z.Sadri Ferati vizituan kampusin e Universitetit AAB Riinvest.
Universiteti AAB Riinvest po vazhdon traditën e tij duke u bërë kështu pikëtakim për trajtimin e çështjeve të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
Universiteti AAB Riinvest merr pjesë në Panairin e 11 të, të librit 'Prishtina 2009'
Në Pallatin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, sot, në orën 18:00 do të hapet edicioni i 11-të i Panairit të Librit Prishtina 2009 që është organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Evropa dhe Amerika, me çrast në mesin e tyre do të jetë pjesëmarrës edhe Universiteti AAB Riinvest.
Universiteti AAB Riinvest do të marrë pjesë me më shumë se 30 tituj nga lëmi të ndryshme, kryesisht botime të vitit të fundit akademik. Vlen të theksohet se në këndin e Universiteti AAB-Riinvest, do të gjejnë vend edhe dy numrat e Revistës Shkencore Ndërkombëtare Thesis Kosova, për të cilën është treguar intersim shumë i madh.
Gjithashtu, të gjitha botimet e Universitetit AAB-Riinvest, do t i ofrohen lexuesit me çmim më të volitshëm, që do të jetë lehtësim për pasurimin e bibliotekës së tyre shkencore e akademike.
Hapja Solemne e Panarit të 11 të do të bëhet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Dashamirët e librit do të kenë mundësinë të jenë pranë një numri të madh librash, botime të reja nga shumë lëmi.
Panairi do të jetë i hapur nga data 3 Qershor deri më 7 Qershor 2009.
Afati i provimeve të QERSHORIT 2008-09
Të nderuar studentë, afati i QERSHORIT 2008/09, tashmë është gati, prandaj ju njoftojmë se: Paraqitja e provimeve do të bëhet nga data 25 Maj 2009 04 Qershor 2009. Mbajtja e provimeve do të fillojë ... më shumë

